Barça nuk e do Pjanicin

Sport June 27, 2018 - 10:50
Detajet

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida insiston se klubi spanjoll nuk është në negociata me Juventusin për Miralem Pjanicin, transmeton zeri.info

Braida thotë se Barcelona nuk është duke e kërkuar reprezentuesin boshnjak. Së fundmi është spekuluar se Barcelona është vënë në kërkim të Pjanicit si zëvendësues për largimin e Andres Iniestas, por Braida i ka hedhur poshtë këto zëra.

“Nuk ka negociata dhe nuk mendoj se jemi të interesuar për të”, deklaroi Braida.

“Kemi persona që kujdesen për tregun në Barcelonë, por unë sigurt e di se Pjanic nuk i përshtatet strategjisë së klubit”, shtoi ndër të tjera ish-menaxheri ekzekutiv i Milanit./Zëri