Arrihet marrëveshja mes klubeve, futbollisti i Kosovës i bashkohet Lazios

Sport June 26, 2018 - 16:26

Mediat italiane raportojnë se Salzburgu e ka pranuar një ofertë në vlerë 8 milionë euro nga Lazio për sulmuesin e Kosovës, Valon Berishën.

Sulmuesi 25-vjeçari ka pasur oferta edhe nga Newcastle United dhe nga Sampdoria në Serie A javët e fundit, transmeton Gazeta Express.

Por, sipas Sky Italia, Berisha është buzë kalimit në Lazio, pasi klubit nga kryeqyteti italian i është pranuar oferta prej 8 milionë euro.

Lazio tashmë ka arritur edhe marrëveshje në parim me mesfushorin, prandaj e gjitha që mbetet është të zgjidhen detajet e fundit të kontratës.