Mbyllet dita e pestë e përgatitjeve të Shkëndijës në Slloveni

Sport June 26, 2018 - 12:20

Shkëndija realizoi ditën e 5-të të përgatitjeve në Slloveni ku sot me skuadrën në stërvitje u bashkua aktivizimi i fundit Omar Imeri.

Image

Kuqezinjtë mbyllin ditën e pestë të fazës përgatitore në Slloveni.

Image

Skuadra vazhdon punën sipas planit të hartuar nga stafi teknik, ndërsa ndjehet se forma e skuadrës është në ngritje e sipër.

Image

Sot në seancat stërvitore të kuqezinjve është bashkuar aktivizimi i fundit Omar Imeri, i cili erdhi te Shkëndija ditë më parë. Skuadra hyn në rritëm, tashmë duke shikuar drejt testit të dytë të mërkurën me Osijekun e Kroacisë.

Image