Gjiganti evropian pas Albas

Sport June 22, 2018 - 15:34
Ja ku mund të transferohet ai!

Manchester United është i interesuar ta transferojë një mbrojtës krahu, shkruan Zeri.info.

Dhe, duket se trajneri Jose Mourinho është vendosur për mbrojtësin e krahut të majtë të cilin e do në “Old Trafford” për sezonin e ardhshëm.

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin futbollistit të Barcelonës, Jordi Alba.

Tottenhami është po ashtu i interesuar për transferimin e futbollistit spanjoll, i cili viteve të fundit ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm në “Camp Nou”. /Zëri/