Emre Can në Torino, afër nënshkrimi me Juven

Sport June 21, 2018 - 14:51
Detajet

Emre Can tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Juventusit.

Mesfushori turko-gjerman ka mbrritur mëngjesin e kësaj të enjte në Torino dhe pasi të kalojë me sukses vizitat mjekësore do të firmosë kontratën që do ta lidhë me Juventusin për 4 vitet e ardhshme.

Me bardhezinjtë Can do të përfitojë 5 milionë euro në sezon plus bonuset.

24-vjeçari vjen nga Liverpooli me parametër zero dhe konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm për mesfushën e bardhezinjëve dhe afrimi i tij mund t’i hapë derën e largimit Sami Khediras.