Chelsea pas Pjanicit

Sport June 21, 2018 - 13:06
Detajet

Chelsea është duke shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, raporton e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Maurizio Sarri, i cili përflitet si trajner i ri i Chelseat, e sheh reprezentuesin boshnjak si një zëvendësues të mundshëm të Cesc Fabregasit, transmeton zeri.info

Në garë për shërbimet e mesfushorit të Juventusit është edhe Barcelona. Pjanic është paraqitur në 4 ndeshje për klubin italian gjatë edicionit që e lamë pas, ndërsa ka realizuar edhe 7 gola dhe 14 asistime.