Durmishi për teste mjekësore te Lazio

Sport June 21, 2018 - 12:57
Detajet

Mbrojtësi shqiptar, Riza Durmishi i është nënshtruar testeve mjekësore te Lazio gjatë mëngjesit të së enjtes dhe do të bëhet transferimi i parë i klubit italian në këtë verë, transmeton zeri.info

Mbrojtësi i Real Betisit arriti të enjten në klinikën e Lazios, ndërsa u mirëprit me thirrjet e tifozëve “Forca Lazio”.

Durmishi pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 1.2 milionë eurosh në sezon. Ndërkohë, ende nuk dihet shuma e saktë që do të paguajë Lazio për transferimin e tij.