FC Prishtina i shënon shtatë gola në një miqësore

Sport June 20, 2018 - 21:06
Lexoni më shumë detaje

Prishtina ka zhvilluar kontrolluesen e parë në fazën përgatitore për Evropë.

Skuadra e 2 Korrikut nga Prishtina i bëri nderë Prishtinës e cila sot u grumbullua vetëm për t’i shërbyer bardhekaltërve.

Dhe, ndeshja shërbeu ashtu për çka nevojitej dhe i shërbeu mjaft mirë shtabit teknik.

Për skuadrën luajtën të gjithë futbollistët veç Fetahajt dhe Xhakës dhe dy portierëve rezervë dhe Bozhoviç i cili sot iu është bashkëngjitur skuadrës.

Prishtina u paraqit me rreshtim ndryshe prej viteve të kaluara, por të njëjtë me 6-7 ndeshjet e fundit kampionale, në pjesët e dyta të tyre, 4-4-2, por sot luajti tërë ndeshjen me dy sulmues në qendër.

Dhe, përveç shtatë golave të shënuar, skuadra ka qëlluar edhe dy herë shtyllën.

Ndërsa ditëve në vazhdim pritet të lujmë edhe me Partizanin e Tiranës - skuadër e cila sikurse Prishtina, përgatitjet për Evropë do t’i zhvillojë në Banjë në Pejës.

 

Image

Image