UEFA me dorë të ‘hekurt’ ndaj Milanit, kuqezinjtë përgatisin apelimin

Sport June 20, 2018 - 11:26
Detajet

Milani u përball ditën e martë me UEFA-n në një gjyq për respektimin e Fair Play-t Financiar, ndërsa brenda ditës së premte pritet të merret edhe vendimi zyrtar.

Ndonëse Fassone tha se nuk di më çfarë të presë nga institucioni që drejton futbollin, media pranë kuqezinjve, si Mediaset, raportojnë se situata është shumë pesimiste, transmeton TCH.

Tashmë është thuajse e sigurt që Milano nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Europa Leagues, por frika është se pezullimi mund të jetë për dy sezone radhazi.

Madje mediat italiane raportojnë se Fassone ka thirrur në mbledhje juristë të klubit, për të përgatitur urgjentisht dosjen e apelimit në CAS-in e Lozanës.

Shpresat e kuqezinjve janë që të jetë pikërisht kjo gjykatë që të anulojë pezullimin e UEFA-s, brenda fillimit të korrikut dhe për të bërë të mundur pjesëmarrjen në Ligën e Europës.