Zyrtare: Jack Wilshere konfirmon largimin nga Arsenali

Sport June 19, 2018 - 22:46
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka konfirmuar me anë të një postimi në Instagram se do të largohet nga Arsenali pasi ti skadojë kontrata.

Wilshere, edhe pse ka pasur një ofertë në tavolinë nga Arsenali, atë nuk e ka bindur kjo ofertë dhe ka vendosur që të largohet nga klubi.

“Pas një numri të gjatë bisedave me zyrtar të klubit, në veçanti me trajnerin e ri Unai Emery, ndjeva se kam pak hapësirë për veprim dhe vendosa ta marr këtë vendim për arsye thjesht futbollistike. Edhe pse kisha pranuar për ta marrë një pagë më të vogël në Arsenal, trajneri i ri ma bëri të qartë se nuk do të kem shumë minuta për të luajtur. Duke parë këtë situatë, pashë se nuk kam tjetër zgjidhje dhe vendosa për mundësi të tjera për të zhvilluar karrierën time”, ka shkruar Wilshere në Instagram. /Express/ 

 

Thanks for the memories ë

A post shared by Jack Wilshere (@jackwilshere) on