A po shndërrohet FFK në biznes familjar?

Sport June 19, 2018 - 20:51
Lexo detajet

Vdekja e Fadil Vokrrit, Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe futbollistit më të mrië që e ka pasur Kosova ndonjëherë, tregoi se sa kanë qenë kosovarët të lidhur me figurën dhe trashëgiminë e tij, shkruan Insajderi. 

Mirëpo, ajo ngjarje e pati edhe një efekt tjetër – orientimin e vëmendjes kah puna e FFK-së dhe zhvillimet në këtë institucion.

Në javën e parë të punës me vëmendje të shtuar FFK shkaktoi një skandal – atë me logon e re, dizajnin për të cilën e fitoi dhëndëri i drejtoreshës së marketingut.

Pa hyrë në meritat e piktorit dhe vërejtjet e dizajnerëve (dhe duhet që të gjithë që bëjmë dallim midis këtyre dy termeve dhe këtyre dy zanateve), dhe duke i respektuar deklaratat e njerëzve të FFK-së, se nuk e kanë ditur dhëndëri i kujt cilin punim e ka dorëzuar, kemi mbërri në stad që logoja e FFK-së është bërë top temë e këtyre ditëve në sport dhe FFK-ja tash e ka edhe logon e shëmtuar, por edhe imazhin e dëmtuar.

Një veprim tjetër ndodhi pikërisht në ceremoninë e promovimit të logos së re dhe sponsorit të ri teknik, por disi kaloi nën radar.

Njerëzit u koncentruan në dhëndërin fitues të logos dhe nuk e panë që fanella e Kosovës, përveç familjes Vokrri iu dhurua edhe Getta Beqës – bodibildere e suksesshme dhe Capital T – të birit të nënkryetarit Agim Ademi.

Capital T (Trim Ademi) është yll legjitim i hip hopit në Kosovë. Këtyë e dëshhmojnë klikimet, këngët, koncertet ose sido që matet popullariteti i hip hop yjeve tek ne.Image

Mirëpo, babai i tij Agim Ademi, i cili është favorit të bëhet Kryetar i FFK-së, në Kuvendin e 6 korrikut, të zgjedhë djalin e tij për t’ia dhënë fanellën në ceremoninë e prezantimit të fanellave, bashkë me këtë skandalin e logos, mund të interpretohen si tendencë për “mbajtje brenda familjes” së punëve të FFK-së.

Skenat e këtilla nuk kalojnë pa u vërejtur dhe pa reagime. Udhëheqësia e re e FFK-së, nga kushdo që të përbëhet, duhet të jetë e gatshme për kontroll dhe reagime shumë më të mëdha dhe të ashpra të opinionit.

Njerëzit nuk e kanë “dozën e tolerancës” të njëjtë si për Fadil Vokrrin, si për këdo tjetër në Kosovë, e përfshirja e familjarëve në këso ngjarjesh do vetëm sa e rrezikon imazhin e shtëpisë së futbollit. /Insajderi