Futbollisti i FC Prishtinës flet për televizionin ganez për eksperiencën në Kosovë (VIDEO)

Sport June 19, 2018 - 14:04

Futbollistët ganezë janë të shpërndarë në të gjithë botën, shkruan Zeri.info.

Mirëpo, në shtetin afrikan i kanë kushtuar rëndësi edhe një futbollistit ganez që luan në Kosovë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e FC Prishtinës, Arago Jamal, i cili ka qenë i ftuar në një televizion ganez, ku ka folur për eksperiencën në futbollin kosovar.

24 vjeçari, i cili u intervistua nga drejtuesi i emisionit Fiifi Anaman në “Kwese Sports Xtra” ka treguar se disa probleme me lëndime dhe të natyrave të ndryshme ia kanë pamundësuar të luajë në ndonjë ekip më të madh evropian.

Por, ai është duke e shijuar eksperiencën në një klub me histori, siç thotë futbollisti, i cili mezi pret të luajë me Bardhekaltrit në Europa League pasi e fitoi Kupën e Kosovës dhe u shpall nënkampion i Kosovës me FC Prishtinën.

Më poshtë mund ta shikoni intervistën e Arago Jamal, i cili para pak vitesh kishte luajtur shkurt për Gjilanin. /Zëri/