Gjiganti evropian ofron 53 milionë euro për Jorginhon

Sport June 19, 2018 - 12:02
LAJMI I FUNDIT

Manchester City është në kërkim të një mesfushorit kualitativ dhe duket se “Citizens” e kanë gjetur futbollistit që ju nevojitet.

Në fakt, trajneri Pep Guardiola e ka veçuar mesfushorin e Napolit, Jorginho, të cilin e do në “Etihad Stadium” për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Sky Sports News”, përcjellë Zeri.info, kampioni anglez është i gatshëm t’i paguajë 53 milionë euro për futbollistin brazilian me pasaportë italiane.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, kanë mbetur të sqarohen dhe zgjidhen edhe disa detaje, por që përfaqësuesi italian duket se do t’i bashkohet klubit anglez këtë verë.

Sidoqoftë, fjalën e fundit do ta thotë trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, i cili synon ta përforcojë ekipin napolitan për sezonin e ardhshëm në kërkim të titullit të kampionit në Serie A. /Zëri/