ZYRTARE: Griezmann vazhdon kontratën me Atletico Madridin

Sport June 18, 2018 - 23:45

Antoine Griezmann do të mbetet te Atletico Madrid.

Sulmuesi francez që ditë më parë konfirmoi qëndrimin, sonte ka nënshkruar kontratën e re me skuadrën nga Madridi.

Griezmann në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë njoftimin se ka nënshkruar me Atletico Madridin kontratë të re që e mban në ‘Wanda Metropolitano’ deri në vitin 2023.

Nënshkrimi i kontratës së re të Griezamann është një lajm aspak i mirë për Barcelonën, që ka muaj që po kërkonte transferimin e tij.