Zbulohen kundërshtarët e Prishtinës në rast se fiton ndeshjen e parë (Foto)

Sport June 18, 2018 - 23:22
Detajet

Prishtina mbas 10 dite do të udhtojë në Gjibraltar ku e pret ndeshja e parë, para-kualifikuese ndaj skuadrës Europa FC, shkruan futbollikosovar.com.

Por, nesër në Zvicër do hedhet shorti për rundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, dhe skuadrës kosovare automatikisht do i zbulohet kundërshtari në rast se kalon turin aktual.

Zalgiris Vilnius, Molde, Nomme Kalju, Fola Esch dhe Slavia Sofie janë emrat e kundërshtarëve që mund të takohen me Prishtinën, në rast fitoreje të kësaj të fundit në ndeshjen e parë ndaj Europa FC.