ZYRTARE: Transferim i papritur nga Real Madridi

Sport June 18, 2018 - 09:27
ZYRTARE!

Real Madridi vazhdon punën në merkato.

Pas transferimit të Rodrygo Goes, Reali ka kthyer në skuadër edhe një lojtar tjetër, përcjellë “Lajmi.net”.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Raul de Tomas.

Ai ka nënshkruar deri më 2023.

Në tre sezonet e fundit, Tomas ishte i huazuar te Cordoba, Valladolid e Rayo Vallecano, derisa tani ka nënshkruar rinovimin për qëndrimin në ekipin e Realit.

Përmes një njoftimi në Twitter, ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Image