Kampioni Anton Cena merr ftesë të punojë si trajner në Suedi, e refuzon atë pasi zemra i rrahë në Kosovë

Sport June 17, 2018 - 19:10
Image

Anton Cena është i lidhur ngushtë me Kosovën, shkruan zeri.info.

Kampioni i freskët evropian për veteranë së fundmi e përfaqësoi Suedinë në nivelin ekipor në Kampionatin Evropian të veteranëve duke u treguar mjaft i suksesshëm.

Për këtë, suedezët ia bënë një ofertë të majme, për të punuar si trajner profesionist në këtë shtet dhe për t’ia dhënë atij nënshtetësinë, të cilën ofertë vështirë se do ta refuzonte dikush.

Mirëpo, polici kosovar gjithmonë ka qenë i veçantë dhe i rrallë.

I njëjtë u tregua edhe këtë radhë duke refuzuar ta lëshojë Kosovën, ku thotë se ndihet i gjallë shpirtërisht.

“Siç e dini, në garat evropiane për judistë veteranë, arrita të bëhem kampion evrope për të katërtën herë ! Këtë përfaqësim e kam bërë si përfaqësues individual dhe përveç rezultatit që do t'ia dërgoj Policisë së Kosovës , mbi të gjitha dominon krenaria për të qenë i pari flamuri ynë shtetëror .

Sot , në po këto gara, në formë kolektive kam marrë pjesë si garues në kuadër të shtetit Suedez, por me flamurin e Kosovës dhe emblemën tonë në rrobat e mia. Arrita ta mund kundërshtarin në katër luftërat e para,duke i përfunduar ato para kohës së paraparë, me rezultat 10-0 e si shpërblim Suedia deshi të më nderojë me shtetësinë e tyre dhe të punoj atje si trajner profesionist !

Unë edhe njeherë i falënderova, për respektin dhe pa asnjë mëdyshje , me plot zemër u thashë që Kosova ka ende nevojë për mua ,atje do të kthehem dhe do të punoj sepse atje ndjehem i gjallë shpirtërisht !

Tani po më presin sfidat e radhës në Spanjë,Meksikë e Panama, për të cilat do të punoj ditë e natë që ta përfaqësoj Policinë dhe Shtetin e Kosovës në mënyrë dinjitoze , ashtu siç e meriton!

Të gjithë ju që më përkrahët e më mbështetët ,

Ju familjarë, miq, kolegë që uruat fitoren time dhe e bashkëndjetë emocionin e krenarisë bashkë me mua,

Të gjithëve ju falënderoj vëllazërisht për atë që jeni kështu siç jeni : miq të vërtetë dhe dashamirë të sukseseve !

Faleminderit në veçanti secilit !

Unë shpresoj se do të kem përkrahjen tuaj , të Policisë dhe Shtetit , që të jem sërish kampion i çdo gare ku shkel këmba ime , sepse vetë pa përkrahje, është tejet e vështirë shkuarja dhe pjesëmarrja !

Do të punoj që flamuri ynë të valojë i pari kudo që do të jem pjesëmarrës !

Me dashuri ,

Kampioni që Shqiptarinë e ka identitet !”, ka shkruar Cena në Facebook. /Zëri/