Përfaqësuesja e Kosovës zhvendoset në Gjakovë

Sport June 17, 2018 - 16:54

Përfaqësuesja A e Kosovës prej ditës së sotme do të zhvendoset në Gjakovë për të vazhduar me përgatitjet intensive për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Kina 2019”, kundër Hungarisë, respektivisht Polonisë.

Basketbollistët do të qëndrojnë në Gjakovë prej 18 deri më 23 qershor, për t’u kthyer më pas sërish në Prishtinë.

Në Gjakovë do të stërvitet nga dy herë në ditë, prej orës 10:00 deri në 12:00 dhe 18:00 deri në 20:00.

Kosova luan me Hungarinë më 28 qershor, kurse më 1 korrik me Poloninë. /Zëri/