Tirana synon treshen kosovare

Sport June 17, 2018 - 16:42

Tirana po planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë kësaj vere pas rikthimin në elitën e futbollin shqiptar.

Klubi kryeqytetas pritet të fokusohet edhe tek “tregu” kosovar. Sipas mediave shqiptare, tiranasit ua kanë vënë syrin tre futbollistëve të Superligës së Kosovës.

Fjala është për kapitenin e Llapit, Hamdi Namani, ndërsa në opsion janë edhe Arlnid Shabani i KEK-ut dhe Filonit Shaqiri i Gjilanit.

Mbetet të shihet në javët në vazhdim nëse ekipi Bardhekaltër do ta transferojë ndonjërin prej tyre.