Minigolfistët kosovarë marrin pjesë në Kampionat Botëror (FOTO)

Sport June 17, 2018 - 15:36

Këtë fundjavë në Kladno të Republikës së Çekisë po mbahet Kampionati Botëror i Mini golfit ‘World Adventure Golf Masters 2018’, në të cilin po marrin pjesë 15 shtete të ndryshme duke përfshi edhe Republikën e Kosovës me dy lojtarët seniorë, Agim Keka dhe Riza Thaçi, të cilët edhe vitin e kaluar kanë marrë pjesë në gara që janë zhvilluar të njëjtin vend.

Image

Të dy seniorët janë pjesë e rang listës botërore ndërkaq rezultati pozitiv do t’ju shërbejë për pozitë më të avancuar në ranglistën e përgjithshme botërore, njofton Federata e Minigolfit e Kosovës.

Image

Ky është aktiviteti i parë i Federatës së Minigolfit të Kosovës për vitin 2018 ndërsa Federata e Minigolfit e Kosovës do marrë pjesë edhe në dy palë garash ndërkombëtare brenda këtij viti. /Zëri/

Image