Vjen oferta e parë nga Real Madridi për yllin e Romës

Sport June 17, 2018 - 09:00
Ja për kë bëhet fjalë

Real Madridi e ka bërë ofertën e parë për portierin e Romës, Alisson Becker, raporton Daily Mail.

Sipas tabloidit britanik, kampioni evropian i ka ofruar 57 milionë për portierin brazilian, shumë e pamjaftueshme për Romën, megjithatë.

Gjiganti italian nuk dëshiron ta shesë numrin një të portës së vet, i cili kërkohet edhe nga Liverpooli, por ashtu, transmeton Gazeta Express.

Roma e vlerëson Alissonin 85 milionë euro dhe është këmbëngulëse të mos e lërë të ikë për ndonjë çmim më të ulët.

Ndërkohë, Real Madridi e ka Thibaut Courtoisin e Chelseat si alternativë, në rast se dështon blerja e Alisson.