Manchester United ia vë çmimin Martialit

Sport June 17, 2018 - 08:59
Detajet

Manchester United ia ka vënë çmimin anësorit Anthony Martial, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Old Trafford” gjatë kësaj vere.

Mirror raporton se çmimi që United ia ka vendosur Martialit është 85 milionë euro, por beson se një çmim i tillë do t’ia humbë shpresat francezit për të gjetur skuadër të re, transmeton Gazeta Express.

Agjenti i tij ka thënë se Martial dëshiron të largohet nga Unitedi, me Tottenhamin, Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin që raportohet të jenë të interesuara për të.

Megjithatë, United nuk dëshiron ta shesë atë dhe shpreson se çmimi i lartë prej 85 milionë euro do t’i largojë klubet e interesuara. /