Rrahmani: Ju duket për të qeshur? Neve na quajtët tradhtarë pse zgjodhëm Kosovën

Sport June 15, 2018 - 14:38
Lexo detajet!

Vazhdojnë reagimet ndaj deklaratës së Konstandin Grillos.

“Jam tifoz i Serbisë, normalisht edhe me Holandën, por mungon Holanda dhe jam një tifoz i Serbisë, pasi është edhe nga Ballkani, jemi të lidhur me futbollin serb, unë jam tifoz i Zvezdës që kur kam qenë fëmijë”, kështu tha Konstandin Grillo mbrëmë për “Ora News”. Deklarata ka ngjallur reagime të shumta, në opinionin mbarë shqiptar.

Së fundmi ka reaguar edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, përmes një postimi në faqen e tij në Instagram.

Mbrojtësi kosovar, në “Insta Story” ka postuar videon e deklaratës së Kosta Grillos, dhe ka shkruar: “Ju duket për të qeshur? Dy vite më parë na quajtët tradhtarë sepse zgjodhëm Kosovën”. /Express/

Image