Interi e do Aleix Vidalin

Sport June 15, 2018 - 13:00
Lexo detajet!

Jo vetëm Nainggolan, Interi po mendon edhe për Aleix Vidalin.

Inter vazhdon të punojë me optimizëm të madh për të marrë mesfushorin e Romës, me të cilën dje u bë e ditur se kontaktet ishin shumë fitimprurëse, por gjithçka duhet bërë pa thyer parametrat e “fair play financiar” të UEFA-s.

Kjo është arsyeja pse, sipas një raporti në “La Gazzetta dello Sport”, në top-listën e dëshirave të Interit për merkaton e kësaj vere do të kthehet Aleix Vidal.

Futbollisti në fjalë mund të largohet nga Barcelona në formë huazimi, me të drejtën e blerjes.

Tashmë është e fiksuar: kartoni i tij nuk i kalon 10 milionë euro, shumë e përballueshme për arkat e Interit.

Sidoqoftë, Vidal do të ishte një “xhol” shumë i dobishëm, pasi është në gjendje të luajë në të dyja krahët dhe do të sjellë një eksperiencë të madhe ndërkombëtare, veçanërisht atë të kohës së Sevilla.

Vidal është pjesë e Barcelonës që nga viti 2015, ai ka bërë vetëm 51 paraqitje për tri sezone, duke shënuar edhe katër gola. /Express/