Sport

Ramos flet për trajnerin e ri të Spanjës

Ramos flet për trajnerin e ri të Spanjës
14 qershor 2018 • 21 : 02

Lexo detajet

Sergio Ramos beson se Fernando Hierro është personi i duhur për të drejtuar Spanjën në Kupën e Botës në Rusi.

Spanja ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui një ditë para fillimit të Kupës së Botës, pas nënshkrimit të tij me Real Madridin.

Federata e Spanjës udhëheqjen e kombëtares ia besoi ish mbrojtësit të Real Madridit, Fernando Hierro.

“Ne duhet të lëvizim përpara sa më shpejtë të jetë e mundur. Kohët e fundit nuk ishin të mira për ne. Julen Lopetegui na ndihmoi të kualifikohemi. Ai kishte një rol të madh tek ne”, ka deklaruar Ramos në konferencë për shtyp.

“Por, sa më shpejtë që fokusohemi në Kupën e Botës, aq më mirë për ne”.

“Ka pak njerëz më të kualifikuar se sa Fernando për të zëvendësuar Lopetegui. Ne të gjithë e kemi admiruar atë si lojtar. Është kandidat i përkryer tani edhe si trajner”./Lajmi.net/

© zëri.info