Neymar: Nuk vlejë 222 milionë euro

Sport June 14, 2018 - 14:48
Lexo detajet

Neymar nuk vlen 222 milionë euro, aq sa ka paguar PSG për të dhe këtë e thotë vet ai.

Sulmuesi brazilian ishte bërë transferim ë i shtrenjtë në histori të futbollit kur skuadra nga Ligue 1 kishte paguar klauzolën e tij të lirimit nga Barcelona.

“Nuk jam krenar për shumën e transferit, aq me pak me faktin që jam lojtari më i shtrenjtë në botë”, ka thënë ai për Spox. “Këto janë vetëm para dhe asgjë tjetër. Nuk mund të ndihmojë. Personalisht do të kisha paguar më pak për veten time”.

“Gjithmonë kam dashur që të jem special. Ky ishte qëllimi i im qëkurse fillova të luaj – aktualisht për momentin atëherë kur kam filluar të luaj për një klub. Pra në moshën 11 vjeçare. Duket dhe tingëllon ndryshe por çdo ditë përpiqem që të luaj sa më mirë”, ka shtuar ai. /GazetaExpress/