Japonia, për histori

Sport June 14, 2018 - 08:24

Japonia është bërë pjesëmarrëse e rregullt e Kupës së Botës që prej kualifikimit të saj të parë në vitin 1998. Japonezët nuk kanë arritur asnjëherë ta kalojnë të tetën e finales. Këtë do të mundohen ta bëjnë për herë të parë në histori në Botërorin e Rusisë, shkruan Gazeta "Zëri".

Japonia është kualifikuar në çdo edicion të Kupës së Botës që prej pjesëmarrjes së saj të parë në vitin 1998. Japonezët kanë treguar vazhdueshmëri në paraqitjet e tyre në kompeticionin më të madh të futbollit në botë. Por, asnjëherë nuk kanë arritur dot të arrijnë më shumë sesa në fazën e 1/8-ës. Këtë gjë do të mundohen që ta përmirësojnë këtë verë. Grupi H, në të cilin bën pjesë Japonia, është mjaft i baraspeshuar me emra si Kolumbia, Senegali dhe Polonia.

Ylli i ekipit

Një qendërmbrojtës me stil, Maya Yoshida ka qenë njëri prej emrave kryesorë të ekipit të Japonisë gjatë dy Botërorëve të kaluar. Futbollisti i Southamptonit është një aset shumë i vlefshëm për Japoninë edhe në kontributin e tij me gola nga ndërprerjet.

Shpresat

Shinji Kagawa realizoi 6 gola dhe 7 asistime për Borussia Dortmundin në edicionin që sapo e lamë pas. Ai pritet të jetë njëri prej lojtarëve kyç në mesfushën e Japonisë. 29 golat në 91 paraqitje pa dyshim që e bëjnë atë shumë të vlefshëm në ekipin japonez.

Trajneri

Akira Nishino kishte luajtur në katër kampanja kualifikuese të Botërorit si lojtar për Japoninë në shekullin e kaluar. Sidoqoftë, trajneri veteran ka përvojë në drejtimin e ekipeve në turnetë e FIFA-s. Ai kishte drejtuar Japoninë në Lojërat Olimpike të vitit 1996 dhe kishte kualifikuar klubin Gamba Osaka deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube në vitin 2008. 

Historia e Japonisë në Botërorë

Pjesëmarrja e parë në Botëror: 1998

Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2014

Arritja më e madhe: Faza e 1/8-ës 2002, 2010

Faza e parë: 5 paraqitje

Gjysmëfinale: 0 paraqitje

Finale: 0 paraqitje

Tituj: 0

Renditja në FIFA: 61                                         

 

Lista e Japonisë

Portierë: Eiji Kawashima, Masaaki Higashiguchi, Kosuke Nakamura.

Mbrojtës: Yuto Nagatomo, Tomoaki Makino, Wataru Endo, Maya Yoshida, Hiroki Sakai, Gotoku Sakai, Gen Shoji, Naomichi Ueda.

Mesfushorë: Makoto Hasebe, Keisuke Honda, Takashi Inui, Shinji Kagawa, Hotaru Yamaguchi, Genki Haraguchi, Takashi Usami, Gaku Shibasaki, Ryota Oshima.

Sulmues: Shinji Okazaki, Yuya Osako, Yoshinori Muto.

Trajner: Akira Nishino

 

Grupi H

Ndeshjet e Japonisë

19 qershor

14:00 Kolumbia – Japonia

24 qershor

17:00 Japonia – Senegali

28 qershor

16:00 Japonia - Polonia