Punë e kryer, Valon Berisha nesër testet mjekësore te kjo skuadër

Sport June 13, 2018 - 21:03
Ja për cilën skuadër bëhet fjalë

Mesfushori i RB Salzburg, Valon Berisha pritet që ti kryej testet mjekësore të Sampdoria nesër pasi që ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane për kalim atje për shtatë milionë euro plus bonuset

Kosovari, i cili ka përfaqësuar edhe Norvegjinë, ka pasur një sezon të mirë në Austri në vitin 2017-18.

Ai ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 11 asiste në 45 ndeshje garuese me Red Bull Salzburg.

Pavarësisht se kishte interesim nga Lazio, ai duket se është pajtuar për t’u larguar në Sampdoria për 7 milionë euro – plus bonuse që do të varen nga paraqitjet e tij.

Sipas Sky Sport Italia, Berisha do t’i kryej testet mjekësorë në Itali nesër. /GazetaExpress/