NLB Banka dhe Ambasada Sllovene organizojnë aktivitetin e shahut për Ditën e Çlirimit të Prishtinës (FOTO)

Sport June 13, 2018 - 17:40

NLB Banka në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Sllovene, klubin e shahut “Drejtësia” dhe Federatën e Shahut të Kosovës, e kanë organizuar sot simultanën e shahut në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, shkruan zeri.info.

Image

Dhjetëra të rinj ju bashkuan këtij organizimi duke u përballur me shahistët e njohur nga Kosova, por edhe ata nga Sllovenia.

Image

Ambasadori slloven në Kosovë, Bojan Bertoncelj theksoi se kjo është një iniciativë që të vetëdijesohen të rinjtë dhe të masivizohet ky sport në Kosovë.

Image

“Ambasada Sllovene në Kosovë është e lumtur që është pjesë e këtij organizimi. Ne jemi munduar gjithmonë ta ndihmojmë sportin e shahut. Ideja është që ta afrojmë këtë sport me popullatën dhe të binden të rinjtë që t’ju bashkohen klubeve kosovare. Të gjithë kanë interesim që ta çojmë përpara sportin e shahut. E falënderoj edhe Komunën e Prishtinës për lejen e dhënë për këtë event”, u shpreh Bertoncelj për “Zërin”.

Image

I pranishëm ishte edhe mjeshtri ndërkombëtar i shahut, Bogdan Podlesnik, njëherësh anëtar i Bordit udhëheqës në NLB Bankë.

Image

“E falënderoj mikun tim Bedri Sadiku që më ka ftuar të jem prezent. Ideja është që shahu të vendoset në publikë, sidomos për të rinjtë. Shahu duhet të mësohet qysh në shkolla, pasi i ndihmon fëmijët të zhvillohen. Këtu do të luajmë një kundër 10, 20 apo 30 personave. Do të jem unë dhe Bedri Sadiku që do të luajmë”, u shpreh slloveni.

Image

Ai e ka një këshillë edhe për të rinjtë. “Duhet të merreni me shah. Duhet punuar për ta zhvilluar këtë sport dhe nevojitet pjesëmarrja në sa më shumë turne ndërkombëtarë për të bërë përvojë. Gjithashtu, e shoh të nevojshme mbështetjen për këtë sport”, përfundoi Podlesnik.

Image

Edhe mjeshtri i shahut kosovar, Bedri Sadiku e përshëndeti organizimin e këtij eventi, për të cilin thotë se mund të ndikojë në masivizimin e këtij sporti në Kosovë, ndërkohë që e falënderoi NLB Bankën dhe Ambasadën Sllovene për këtë organizim. /Zëri/

Image

Image
Image
Image
Image
Image