Dallku: Nuk do të jetë lehtë, por qëllimi është i qartë ta kalojmë raundin

Sport June 12, 2018 - 21:01
Lexo detajet

Kapiteni i FC Prishtinës, Armend Dallku e ka komentuar shortin e sotëm, i cili e vë përballë ekipin kosovar me skuadrën nga Gjibraltari, FC Europa, shkruan zeri.info.

“Kundërshtar në letër i lehtë. Mirëpo unë nuk mendoj se jemi në atë gjendje që t’i zgjedhim kundërshtarët, sepse për neve të gjithë kundërshtarët janë të fortë, sepse duhet kuptuar që ne jemi duke filluar zero me koeficient si Kosovë dhe si ekip i Prishtinën është veç hera e dytë që marrim pjesë. Pra, për çdo kundërshtar do të mendojmë që është i fortë për neve. E këtë pikërisht do ta kërkoj edhe nga lojtarët që mos të kemi vetëkënaqësi, apo relaksim se na ka rënë një kundërshtar jo i fortë në letër. Kështu që gjithçka do t’i mbetët përgatitjeve dhe kompozimi i ekipit që do të bëhet gjatë këtyre ndeshjeve. Ndërsa qëllimi ynë dihet, është kalimi i turit, padyshim, sepse ne për atë punë edhe tash e dy ditë i kemi filluar përgatitjet ku edhe pak me ankth e kemi pritur shortin, por siç iu thash, qëllimi duke filluar nga kryesia e te lojtarët është të fillojmë të shkruajmë historinë e re të futbollit në Kosovë e kjo arrihet vetëm kur të kalojmë raunde në garat evropiane” /Zëri/