Sport

Tronditëse: Futbollisti i Kosovës përjashtohet nga futbolli deri në vitin 2020

Tronditëse: Futbollisti i Kosovës përjashtohet nga futbolli deri në vitin 2020
12 qershor 2018 • 17 : 02

Detajet

Bajram Jashanica rezultoi pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes kundër Young Boys në Europa League.

Edhe pse mbrojtësi kosovar shpresonte në një dënim minimal, së fundmi është bërë i ditur që ai do të jetë jashtë fushës së blertë deri në shkurt të vitit 2020.

Bajram Jashanica është njohur me verdiktin përfundimtar të UEFA-s, teksa është vendosur që mbrojtësi i njohur do të jetë jashtë fushave të blerta deri në shkurt të vitit 2020.

Institucioni më i lartë i futbollit europian nuk është kursyer aspak për shtatlartin duke i dhënë dënimin më të rëndë.Përdorimi i substancave të ndaluara nuk mund të tolerohet dhe kësisoj 27-vjeçarit i ndalohet të jetë pjesë e futbollit profesionist. Ai mund të luajë vetëm në kampionate amatore që nuk njihen nga FIFA apo UEFA.

Image

© zëri.info