Kjo është historia e kundërshtarit të FC Prishtinës

Sport June 12, 2018 - 13:26

FC Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës preliminare në Gjibraltar, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit do të përballen me skuadrën vendëse, Europa F.C më 25 qershor.

Skuadra nga Gjibraltari, vend ky që së fundmi është pranuar në organizmat e futbollit botëror, i shtrirë në jug të Spanjës me vetëm 6.7 km katrorë dhe me 32.000 banorë, historia e futbollit si vend i mbizotëruar nga britanikët vije shumë më herët, por ekspansionin e kanë arritur tani nëpërmjet garave ndërkombëtare.

Skuadra e lartëpërmendur ka mbyllur kampionatin si e 4-ta me 12 pikë më pak se kampionët rekorder të këtij vendi, Lincoln.

Nga viti 2014 ka arritur që nga 5 edicione të kaloj një raund në vitin 2016 duke e eliminuar skuadrën armene Pyunik, por pastaj u mposhtë minimalisht nga suedezet e AIK në dy ndeshje me rezultat të njëjtë 1:0.

Skuadrës i ka prirë më parë edhe ish-trajneri i Shkëndijës, boshnjaku Bruno Akrapoviç (2014/15).

Skuadra që vlerësohet si amatore nga transfermarkt ka shumicën e futbollistëve spanjoll, por më të njohurit ka dy ganezë që kanë prekur pak futbollin edhe në Belgjikë e Holandë.

Po ashtu edhe trajneri nuk është i njohur dhe që bëhet fjalë për një spanjoll që më parë ka qenë drejtor i klubit. /Zëri/