Sport

Juve afër Golovinit

Juve afër Golovinit
12 qershor 2018 • 11 : 42

Detajet

Juventusi është afër sigurimit të shërbimeve të mesfushorit të CSKA-së së Moskës, Aleksandr Golovin, raporton “Corriere dello Sport”.

Gjigandi italian dëshiron ta mbyllë marrëveshjen me mesfushorin para ndeshjes hapëse të Botërorit të enjten mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, transmeton zeri.info

Raportohet se marrëveshja mund të mbyllet me një shumë prej 20 milionë eurosh plus bonuset në bazë të paraqitjeve.

Ylli rus ka shkëlqyer në edicionin e fundit duke realizuar 7 gola dhe 6 gola në 43 paraqitje me CSKA-në e Moskës./Zëri

© zëri.info