Juve ringjall interesimin për Kovacic

Sport June 11, 2018 - 22:54
Detajet

Juventus e ka ringjallur interesimin e tyre për mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic, raporton sot AS

Kampionët e Serie A kishin provuar por nuk kishin pasur sukses për ta transferuar Kovacicin verën e kaluar, ku kampionët europian refuzuan një ofertë prej 75 milionë euro për lojtarin.

Juve pritet që të provojnë përsëri për kroatin dhe kësaj here mund të kenë fat pasi që shumë lojtarë të preferuar të Zinedine Zidane nuk dihet a do të qëndrojnë në Bernabeu.

Sipas AS, burime të afërta më 24 vjeçarin thonë se edhe ai tani po e konsideron largimin nga Madridi.

Megjithatë, Kovacic dëshiron që të pret dhe të shoh planet e Real Madridit dhe trajnerit të tyre të ri për t’u larguar mandej. /GazetaExpress/