UEFA publikon listën e klubeve për shortin e nesërm, Skënderbeu askund

Sport June 11, 2018 - 18:50
Lexo detajet

Edhe pse CAS nuk e ka thënë fjalën e fundit për skuadrën e Skënderbeut, UEFA ka publikuar sot listën e ekipeve që do të marrin pjesë në Champions League dhe Europa League.

Bie në sy se nga skuadrat shqiptare, UEFA ka listuar Kukësin si pjesëmarrës në Champions League.

Në fakt, Kukësi zuri vendin e dytë në sezonin që sapo lamë pas, por dënimi i mundshëm i Skënderbeut, i cili pritet që të ndodhë në orët në vijim, ka bërë që të jenë pikërisht verilindorët skuadra që do përfaqësoj Shqipërinë në Champions League.

Klubi korçar pret një përgjigje nga CAS, por gjithsesi UEFA njeh Kukësin si pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve në turin e parë.

Nesër do të hidhet edhe shorti për Europa Ligë, përpos atij për Ligën e Kampionëve. 

Kështu Drita, kampioni i Kosovës do të zhvillojë ndeshjet paraeliminatore në Gjilbertar, Nëse fiton në gjysmëfinale dhe finale Drita kualifikohet për raundin e parë të Ligës së Kampionëve. 

Kurse Prishtina do të mësojë po ashtu kundërshtarin e parë ku në fazën e parë e ka më të lehtë të kalueshme. 

Pos Kukësit, Prishtinës dhe Dritës në gara Europiane sivjet marrin pjesë edhe 5 klube tjera shqiptare: Shkëndija e Tetovës, Luftëtari, Laçi, Partizani dhe FC Shkupi.