Patrick Vieira emërohet trajner i Nices

Sport June 11, 2018 - 17:03
Detajet

Patrick Vieira është emëruar trajneri i ri i Nice, pas largimit nga New York City FC.

“Pas dy viteve e gjysmë si trajner i NYCFC, sot është dita ime e fundit [në klub]”, ka shkruar Vieira në Twitter, transmeton Gazeta Express.

“Sinqerisht mund të them se koha ime me klubin ka qenë absolutisht përkryer – si në nivelin profesional dhe atë personal”, shtoi ai.

Në një komunikatë, New York City e ka konfirmuar largimin e Vieras në drejtim te Nice: “New York City FC sot konfirmon se trajneri Patrick Vieira do të largohet nga klubi për t’iu bashkangjitur OGC Nice”.