Nainggolan drejt Interit?

Sport June 11, 2018 - 13:59
Detajet

Radja Nainggola mund të largohet nga Roma në drejtim te Interi gjatë afatit kalimtar të verës, raporton e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Raportohet se belgu i ka informuar krerët e klubit romak se dëshiron te largohet nga “Olimpico” dhe se dëshiron të transferohet te Interi, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin Luciano Spalletti, transmeton zeri.info

Interi është ën gjendje të ofrojë 25 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, ndërsa Roma kërkon rreth 40 milionë.

Lojtari është lidhur edhe me një kalim te Guangzhou Evergrande./Zëri