Fadil Vokrri përkujtohet në Beograd (VIDEO)

Sport June 10, 2018 - 22:14
Lexoni më shumë detaje

Fadil Vokrri është mbajtur mend në Beograd. Millojko Pantiç, ka qenë yll i komentimit të futbollit.

Vdekjen e tij e konsideron humbje të thellë për sportin dhe e quan futbollistin nga Prishtina një njeri të madh.

Komentet në Serbi e kanë bërë atë një emër të përjetshëm dhe të paharruar.

Pantiç thotë se në një intervistë Vokrri e kishte bërë për vete, pavarësisht se ishte fans i rivalit Crvena Zvezda.

“Ka qenë një mjeshtër i madh dhe e kam vlerësuar shumë pasi ai ka qenë talent i lindur dhe jo një futbollist i ushtruar artificial. Ka ngelur njeri i mirë dhe kufijtë tanë këtu nuk kanë ekzistuar. Jam dëgjuar me të para disa vitesh dhe futbolli është dashur të na lidh pavarësisht politikës”, tha Millojko Pantiç, ish-komentator i Futbollit.

Lufta për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovarë nuk i ka ndaluar shumë ta quajnë një vëlla Vokrrin në Serbi. Ish drejtuesi i Partizanit në kohën e Vokrrit, Zdravko Mrviç, thotë se ka qëndruar njeri i madh.

“Futbollistët nga Kosova si Prekazi dhe shumë kanë ardhur në Partizan. E kam pritur në restoran të klubit dhe e pyeta ditën e parë si ndjehej dhe ishte i tërhequr, por shumë shpejt u kthye në më të dashurin e publikut”, tha Zdravko Mrviç, ish-Drejtor i KF Partizani, Beograd.

Vokrri ishte shpallur një prej futbollistëve më të mirë në Jugosllavi dhe tifozët i thanë prehu në paqe legjendë. /Tv Klan/