Fëmija shpërthen në lot, shikoni gjestin fisnik të Ronaldos (VIDEO)

Sport June 10, 2018 - 20:29
Shikoni gjestin fisnik të Ronaldos

Cristiano Ronaldo është padyshim futbollisti me më shumë fans në botë, teksa e gjithë vëmendja është tek ai.

Mbështetësit e tij nuk mund të mungonin as në Rusi, kur kampionët e Evropës shkelën sot në tokën ku do të zhvillohet Botërori.

Në momentin e mbërritjes në aeroport, ylli portugez u bë menjëherë protagonist, teksa zbriti nga autobusi për të takuar një fëmijë të vogël, i cili menjëherë sapo u afrua shpërtheu në lot.

Ronaldo e përqafoji dhe nuk nguroi të bënte një foto me të dhe ti firmoste bluzën me emrin e tij që mbante veshur.

Një gjest tepër fisnik nga ana e futbollistit portugez, i cili kërkon të lërë gjurmë në Kupën e Botës.

Ronaldo perqafon fansin e vogel on Vidnews.