Lideri i tifozëve ultras të PSG-së: Kemi folur dhe jemi sqaruar me Neymarin, do të rrijë në Paris

Sport June 10, 2018 - 16:13
Detajet

E ardhmja e Neymarit mund të jetë e panjohur për shumë njerëz nëpër botë, por jo edhe për ata në Paris, sepse parisienët janë të bindur se sulmuesin brazilian do të qëndrojë në Paris Saint-Germain.

Ky është pohomi i bërë sot nga presidenti i grupit të tifozëve utras të PSG-së, Romain Mabille, transmeton Gazeta Express.

Ai e ka zbuluar se ka grupi i tifozëve kanë biseduar me familjen e lojtarit pas zemërimit me disa prej komenteve dhe sjelljeve të tij, në përpjekje për t’i sqaruar gjërat.

“Neymar ndihet mirë në Paris dhe dëshiron të qëndrojë, përkundër kritikave që i ka marrë në disa raste”, ka thënë Mabille në një intervistë me Le Sueur.

“Në fund, e gjitha ishte një keqkuptim”, insistoi ai.

“Kemi folur me familjen e tij dhe me të për t’i sqaruar gjërat dhe për t’i vënë ato në vendin e vet. Neymar është ai që është, por po ashtu ai nuk duhet të jetë mos respektues ndaj përkrahësve dhe publikut”, insistoi ai.