Duka: Vokrri është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave

Sport June 10, 2018 - 15:05

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka në fjalën e tij të rastit për vdekjen e Fadil Vokrrit është parë shumë i emocionuar.

Ai e cilësoi Vokrrin si futbollistin më të madh të të gjitha kohërave, shkruan lajmi.net.

“Vokrri është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Figura e tij i ka kapërcyer figurat trevat. Ka luajtur futboll në Kosovë, Jugosllavi e nivele edhe më të larta. Dhe po të kishte mundësi do të arrinte më shumë”, tha Duka.

“Ai ka kontribuuar shumë në konsolidimin dhe njohjen e Kosovës. Ishte mik i mirë”, theksoi Duka.