Ky është delegacioni nga Serbia që do të marrin pjesë në varrimin e Fadil Vokrrit

Sport June 10, 2018 - 12:38
Detajet

Sot do ti jepet lamtumira e fundit Fadil Vokrrit.

Në mesin e delegacioneve të shumta që do të jenë prezente për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri do të jetë edhe kryetari i klubit më të madh serb, Partizan, Milorad Vuçeliq.

Madje, thuhet se ai do të vijë me aeroplan privat bashkë me ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Serbisë në mandatin kur FFK u pranua ne UEFA e FIFA, Tomislav Karaxhiq.

Legjenda Fadil Vokrri gëzon respekt te klubi i madh serb, Partizan, ku ka kaluar një pjesë të ndritshme të karrierës.