Tite e mohon se do të jetë trajner i Real Madridit

Sport June 10, 2018 - 08:33
Detajet

Trajneri i Brazilit, Tite e ka mohuar fuqishëm lajmin se ka rënë në kontakt me Real Madridin për ta marrë drejtimin e skuadrës pas largimit tronditës të Zinedine Zidane.

Kontrata e Tites me Kombëtaren braziliane mbaron në përfundim të Kupës së Botës, prandaj ai është zotuar se do të presë deri në mbarim të Botërorit Rusia 2018 para se të vendosë rreth të ardhmes, transmeton Express.

Tite është lidhur me stolin e Madridit për shkak të marrëdhënieve me Neymarin, por të shtunën ai i hodhi poshtë lajmet se një gjë e tillë është e vërtetë.

LEXO EDHE: Bale dëshiron të kthehet në Premierligë

“Kur është mendim, e meriton respektin tim. Kur vendoset brenda thonjëzave, është gënjeshtër; qëndrim gënjeshtar dhe mos respektues. Kaq kisha”, tha Tite në një konferencë për media.