Historike, nga sezoni 2019/2020 pushim dimëror edhe në Premierligë

Sport June 08, 2018 - 15:54
Detajet

Pas një debati që zgjat prej shumë vitesh, më në fund Federata e Futbollit dhe klubet angleze kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vedosur pushimin dimëror, pa cënuar marrëveshjet me sponsorët dhe transmetuesit televizivë.

Ndërpreja dyjavore e kampionatit në futbollin anglez në muajin shkurt do të aplikohet duke nisur që nga sezoni 2019-2020, pra para Europianit të 2020-ës, transmeton SS.

Për rrjedhojë, raundi i pestë i FA Cup, do të luhet në mesjavë në mbrëmje, ndërsa 10 ndeshjet e një raundi të Premier Leagues do të luhen në 2 fundjava.

“Ky është një moment domethënës për futbollin anglez, që sjell përfitime si për klubet ashtu edhe për përfaqësuesen. Nuk është sekret që ne kemi një kalendar të ngjeshur. Kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit për të gjetur një zgjidhje, që lojtarët të kenë një periudhë pushimesh në mes të sezonit, pot pa cënuar festën e Krishtlindjes. Ne jemi të bindur se ky pushim i shkurtër në mes të sezonit do të jetë shumë i vlefshëm për turnetë ndërkombëtarë", deklaroi shefi ekzekutiv i FA-së, Martin Glenn.

Glenn sqaroi gjithashtu se gjatë këtij pushimi dimëror klubet, sidomos ato të mëdha, nuk do të lejohen që ta shfrytëzojnë për të reklamuar markën e tyrë në turne të ndryshëm.

Pushimi dimëror nuk mund të konsiderohet një mundësi për të gjeneruar të ardhura. Do të jetë pushim absolut për lojtarët, ky është rregulli.