Fekir te Liverpooli? Vjen reagimi i Lyonit

Sport June 08, 2018 - 11:23
Detajet

Lyoni ka mohuar se është afër arritjes së marrëveshjes me Liverpoolin për shitjen e Nabil Fekirit, transmeton zeri.info

Të enjten është raportuar se Liverpooli ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit për 68 milionë euro, por klubi francez e ka mohuar këtë gjë.

Klubi anglez është duke u munduar që ta blejë Fekirin para fillimit të Kupës së Botës, por Lyoni thotë se kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Informacioni për transferimin e Nabil Fekirit është fals. Olympique Lyonnais mohon kategorisht këtë informatë të rreme nëpër media për transferimin e Nabil Fekirit te Liverpooli”, thuhet në llogarinë e Lyonit në rrjetin social “Twitter”./Zëri