Gjiganti evropian e do Shaqirin

Sport June 07, 2018 - 14:37

Liverpooli ka hyrë në garë për Xherdan Shaqirin, shkruajnë mediat e huaja, shkruan zeri.info.

“Starsport” mëson se “Reds” janë të interesuar që ta sjellin 26 vjeçarin në “Anfield Road”.

Jurgen Klopp dëshiron lojtarë kualitativë për ta mbështetur treshen Mohamed Salah, Roberto Firmino e Sadio Mane.

Stoke City ra nga Premierliga dhe Shaqiri e ka paralajmëruar largimin nga ky klub, pasi e kaloi një sezon fantastik në nivelin personal.

Futbollisti kosovar mund t’i kushtojë nënkampionit evropian 12 milionë funte.

Atë e duan edhe Evertoni e Southamptoni. /Zëri/