Fekir vendos për klubin e ardhshëm

Sport June 07, 2018 - 13:23

Organizatori i lojës së Lyonit, Nabil Fedkir thuhet se është i vendosur për t’u transferuar në Liverpool këtë verë.

Të paktën kështu shkruan tabloidi britanik “Mirror”, përcjellë "Zeri.info".

Gjithashtu, thuhet se një përparim rreth marrëveshjes është bërë për faktin se klubi francez e ka zbutur qëndrimin e tij rreth përfaqësuesit francez.

Liverpooli shpreson të mos paguajë më shumë se 67 milionë euro për 24 vjeçarin, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me Olympique Lyonin në Ligue 1. /Zëri/