Ja cili është futbollisti më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës

Sport June 06, 2018 - 14:37
Detajet

Formës së shkëlqyeshme nëpër të cilën kaloi gjatë gjithë edicionit të kaluar Kastriot Rexha pritet t’ia shoh hairin në afatin kalimtar të kësaj vere, shkruan zeri.info

Rexha ishte ndër më meritorët në titullin e kampionit të Dritës me 14 gola të shënuara, tri më pak sesa realizuesit më të mirë, Otto John dhe Mirlind Daku.

Ky i fundit me shumë gjasë do të largohet nga Llapi për ta provuar ndonjë ligë të huaj, ndërsa Tahir Batatina thuhet se ia ka mësy Kastriot Rexhës për ta zëvendësuar futbollistin më të preferuar që e kishte në ekip.

Njëherësh, Batatina dëshiron ta nis mbarë punën e drejtorit sportiv, ku kaloi prej postit të trajnerit.

Mirëpo, Batatina për Rexhën duhet të luftojë kundër Dritës, e cila ende nuk ka arritur ta “blindojë” futbollistin, ndaj Feronikelit që është i gatshëm të paguajë çmim të lartë për këtë sulmues, por edhe ndaj disa klubeve nga Shqipëria.

Vlerën e Rexhës thuhet ta ketë rritur shumë Ismet Munishi i cili po e kërkon t’i bashkohet në Ligën e Parë te Besa.

Klubi pejan thuhet se është i gatshëm ta paguajë Rexhën me një çmim të çmendur – 50 mijë euro për një sezon./Zëri

Image