Ky klub do ta blejë Valon Berishën për 8 milionë euro!

Sport June 06, 2018 - 15:00
Fjalën e fundit do ta thotë futbollisti

E ardhmja e Valon Berishës pritet të lidhet me futbollin italian. Portali italian “gazzamercato.it”, përcjellë "Zeri.info", shkruan se futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës do të transferohet në Sampdoria.

Madje, ky medium siguron se klubi italian ka arritur marrëveshje me Salzburgun, të cilit do t’ia blejë mesfushorin kosovar 8 milionë euro.

Fjalën e fundit do ta thotë vetë lojtari, i cili ka oferta edhe nga klubet tjera, sidomos nga ato nga Gjermania. /Zëri/