Shkëndija ndahet me Olsi Teqjan

Sport June 06, 2018 - 14:47

Olsi Teqja nuk është më futbollist i Shkëndijës. Mbrojtësi 29-të vjeçar kishte kontratë njëvjeçare e cila skadoi me përfundimin e sezonit 2017/2018. Pas bisedimeve me kryesinë është sjellë vendimi se në këtë moment ndarja është në interes të dy palëve.

KF Shkëndija me këtë rast falënderon Olsin për kontributin e dhënë gjatë sezonit historik kur ekipi fitoi trofetë në kampionat dhe Kupë, duke i dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

Image